Pazzini: Inter është i uritur për fitore

05/08/2011 15:30

Giampaolo Pazzini, sulmuesi i Interit, është shprehur në prag të ndeshjes për Superkupën e Italisë ndaj Milanit se ekipi zikaltër është i uritur për fitore.

“Është e vërtetë që Milan vjen nga një sezon i suksesshëm dhe lojtarët e njohin njëri-tjetrin, por Interi është i uritur për fitore dhe do të zbresim në fushë për të marrë trofeun”, theksoi sulmuesi italian.

Përsa i përket zërave për një largim të mudshëm të dy lojtarëve më të mirë zikaltër, Eto’o dhe Snejder, Pazzini u shpreh i bindur: “Të dy do të qëndrojnë me ne.”

Top Channel