Real Madrid, 6 gola në Kinë

06/08/2011 17:30

Real Madrid e ka mbyllur ciklin e ndeshjeve miqësore duke fituar 6-0 në Tianxhin të Kinës, me ekipin lokal Tianxhin Teda.

Kaka hapi serinë e golave në minutën e ‘9 me një penallti, që është ndjekur nga dyfishimi i rezultatit nga Di Maria në minutën e ’15.

Ndërsa në pjesën e dytë kanë shënuar Higuain, Cristiano Ronaldo dhe Benzema, autor i një dopiete.

Angazhimi i parë zyrtar për skuadrën e Jose Mourinho do të jetë më 14 gusht, në “Santiago Bernabeu”, për ndeshjen e kthimit të Superkupës spanjolle kundër Barcellona-s.

Top Channel