Neymar: Barcelona, ekipi më i mirë në botë

08/08/2011 10:50

Neymar shprehet se Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe mendon se Messi është futbollisti më i mirë i planetit.

Braziliani i Santos i ka bërë këto deklarata në një intervistë për fifa.com.

Santos do të luajë Botërorin e Klubeve në Tokio të Japonisë në muajin dhjetor dhe parashikohet një finale mes ekipit brazilian dhe pikërisht Barcelonës.

Ylli më i ri brazilian i futbollit e shikon shumë të vështirë një fitore ndaj katalanasve: “Të përballesh me Barcelonën është e vështirë. Nuk ka taktikë që t’i ndalojë, por ne do t’i lutemi Zotit para se të dalim në fushë.”

Top Channel