ACR: Gati për dialog me minatorët

08/08/2011 11:40

Greva e minatorëve vijon në ditën e saj të 15-të, ndërkohë që kompania
ACR përsëriti kushtet për dialog me protestuesit për të diskutuar rreth
kërkesave të tyre.

ACR-ja deklaron se është gati të negociojë me një përfaqësi të përzgjedhur nga minatorët, por jo me kreun e konfederatës së sindikatave, Kol Nikolla.

Ndërkohë mësohet se pas letrës së kompanisë ACR, drejtuar minatorëve për bisedime të drejtpërdrejta pa prezencën e sindikatës, kreu i kësaj të fundit, Kol Nikolla ka deklaruar se tërhiqet nga pjesëmarrja në negociata për zgjidhjen e problemit.

Nikolla gjatë një prononcimi për media, u shpreh se përfaqësia e minatorëve grevistë, mund të bisedojë me kompaninë austriake.

Tërheqja e sindikatës nga bisedimet lë rrugë të hapur për një zgjidhje të menjëhershme për t’i dhënë fund një greve urie që përkeqëson cdo orë e më tepër jetën e të ngujuarve.

Top Channel