Pasdite, takim mes minatorëve e ACR-së

08/08/2011 12:40

Përfaqësues të minatorëve do të takohen sot pasdite me drejtues të
kompanisë ACR, ndërsa në takim do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të
bashkisë së Bulqizës.

Kompania ACR vendosi kusht për negociata mosmarrjen pjesë në takim të përfaqësuesve të sindikatës. Ndërkohë grevistët në thellësitë e minierës po kalojnë ditën e tyre të 15-të pa ushqim, ndërsa gjendja e tyre duket tepër e rëndë.

Pas letrës së kompanisë ACR, drejtuar minatorëve për bisedime të drejtpërdrejta pa prezencën e sindikatës, kreu i kësaj të fundit, Kol Nikolla ka deklaruar se tërhiqet nga pjesëmarrja në negociata për zgjidhjen e problemit.

Nikolla gjatë një prononcimi për media, u shpreh se përfaqësia e minatorëve grevistë, mund të bisedojë me kompaninë austriake.

Tërheqja e sindikatës nga bisedimet lë rrugë të hapur për një zgjidhje të menjëhershme për t’i dhënë fund një greve urie që përkeqëson cdo orë e më tepër jetën e të ngujuarve.

ACR refuzon Nikollen

Kompania e kromit qe menaxhon minierat e Bulqizës u ka bërë thirrje minatorëve të futen në bisedime për të zgjidhur problemet e tyre.

Permes nje mesazhi derguar sot drejtuesit e kompanise kerkojne bisedime te drejteperdrejta me punetoret dhe jo me drejtuesit e sindikates Kol Nikolla dhe Taf Koleci.

Kompania thekson se “nuk mund te bisedojme me elemente kriminale dhe dhe qe ushtrojne dhune, ndaj duam te bisedojme me punetoret drejtperdrejt”.

Nderkohe ne grup minatoresh vazhdojne te jene ende ne galerite 1400 metra nen toke, duke vazhduar greven e urise.

Top Channel