Greva, dështojnë bisedimet

08/08/2011 18:10

Situata në minierën e Bulqizës edhe sot nuk ka ndryshuar, pavarësisht shpresave që lindën nga lajmi për nisjen e bisedimeve direkte mes drejtuesve të kompanisë ACR dhe minatorëve, pa prezencën e drejtuesve të sindikatës së tyre.

Tërheqja e këtyre të fundit nga bisedimet u duk se hapi dritën jeshile për nisjen e dialogut mes palëve, por cuditërisht takimi dështoi për të dytën herë radhazi.

Luhatjen më të madhe në qëndrime e dëshmoi sindikata, që vetëm dy ditë më parë deklaroi se kërkonte largimin e ACR-së nga miniera e Bulqizës.

Kol Nikolli deklaroi sot për mediat se është tërhequr duke u hapur rrugë negociatave në ambjentet e bashkisë së Bulqizës mes palëve, për t’i dhënë fund një greve urie që përkeqëson cdo orë e më tepër jetën e të ngujuarve në thellësi të nëntokës.

Por cuditërisht në ambjentet ku do të zhvillohej takimi, në të cilin do merrte pjesë dhe kryetari bashkisë Rolanad Keta, si ndërmjetësues në dialogun mes ACR dhe minatorëve, u njoftua se ai ishte jasht rrethit të Bulqizes për problemet personale.

Dështimi i takimit të sotëm mes ACR-së dhe minatorëve, i cili pritej me mjaft interes për t’i dhënë fund grevës së urisë, e cila cdo orë e më tepër rrezikon jetën minatoreve, u cilësua nga kryesindikalisti Nikolli si shakaja e radhës e kompanisë ACR.

Top Channel