Arsenal blen fenomenin e Southampton

08/08/2011 22:00

Arsenal ka kompletuar nënshkrimin e kontratës me Southampton, për blerjen e anësorit Alex Oxlade-Chamberlain.

Blerja e 17-vjecarit i ka kushtuar Arsenal 12 milionë stërlina, 3 milionë më shumë nga sa lojtari ishte vlerësuar më parë.

Chamberlain, lojtar i kombëtares angleze U21, ka shënuar 10 gola në 41 ndeshje sezonin e kaluar dhe ka ndihmuar Southampton që të promovohej nga kategoria League One.

“Ne do punojmë që ai të japë gjithë potencialin me ekipin tonë”, ka deklaruar trajneri i topcinjve, Arsene Wenger.

Top Channel