Angli-Holandë, anulohet miqësorja

09/08/2011 12:00

Miqësorja e Anglisë kundër Holandës që do të luhej nesër në Uemblli është shtyrë për shkak të protestave të dhunshme në Londër.

Federata angleze e Futbollit komunikoi lajmin në faqen zyrtare të saj, ku saktësohet se edhe ndeshjet e Carling Cup janë shtyrë për në ditët e mëvonshme.

Drejtori menaxhues i Federatës së Futbollit, England Adrian Bevington, në një mesazh në Twitter ka shkruar:

“Më vjen keq që ndeshja do të anulohet, por nga kontaktet që kemi pasur me policinë, mund të them se ky ishte vendimi i duhur”.

Edhe kreu i federatës holandeze, Bert van Oostveen tha se, “pas ngjarjeve në Londër, policia nuk mund të garantojë sigurinë edhe të lojtarëve, edhe të tifozëve tanë”.

Top Channel