Gjermani, paralajmërohen trazira

10/08/2011 08:25

Pas trazirave në Londër, shefi i sindikatave të policië gjermane Reiner Wendt paralajmëroi për rrezikun e problemeve të ngjashme në Gjermani dhe
kërkoi masa për taktikën e policisë.

Trazirat janë rezultat i energjisë kriminale, i përbuzjes ndaj shtetit dhe përjashtimeve sociale të një pjese të veçantë të popullissë, tha Wendt për gazetën “Bild”.

Sipas tij, në qytetet e mëdha si Hamburg dhe Berlin mund të krijohen shpejt të tilla situata pa ndonjë arsye të rëndësishme të cilat janë vështirë për t’u vënë nën kontroll.

Wend kërkoi më shumë personel dhe teknikë më të mirë, me qëllim që policia të ketë mundësinë të vëzhgojë më mirë rrjetet sociale online dhe mjetet e tjera të komunikimit të huliganëve.  

Top Channel