Britani, vijojnë trazirat në disa qytete

10/08/2011 12:45

Trazirat që përfshinë Londrën janë përhapur në disa qytete të tjera të
Anglisë, ndonëse vetë kryeqyteti mbrëmjen e kaluar e pati pergjithësisht
të qetë.

Episode sporadike dhune u shenuan ne Manchester, Salford, Liverpool, Nottingham dhe Birmingham, ku u perserit pak a shume i njejti skenar: perleshje me policine, ndertesa ne flake dhe dyqane te plackitura.

Tre persona vdiqen te goditur nga nje makine ne Birmingham. Vendasit thone se ata ishin duke mbrojtur lagjen e tyre. Per drejtuesit e policise, agjentet ne terren jane perballur me nivele jashtezakonisht te larta dhune.
108 u arrestuan vetem ne Manchester e Salford, qytetet e para te infektuara nga vala e revoltes. Prania e forte policore me 16.000 efektive te shperndare ne rruget e saj, ka ndikuar nga ana tjeter ne vendosjen e nje qetesie te ndere ne Londer.

Autoritetet po perpiqen me te gjithe forcat te vene nen kontroll situaten pas shperthimit te atyre qe shihen si trazirat me te medha qe prej viteve 1980. pas nje takimi urgjent nje dite me pate me Shefin e Policisë Metropolitane dhe Sekretarin e Brendshëm të vendit, kryeministri David Cameron u zotua se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të rivendosur rendin dhe për të ndalur incidentet që i cilësoi si të pështira.
Këto janë akte kriminaliteti, të cilave duhet t’u përgjigjemi dhe t’i ndalim, u shpreh kreu i qeverise.Ndjej dhimbje të madhe për familjet që kanë vuajtur, për njerëz të pafajshëm që u është djegur shtëpia nga vandalët për bizneset e shkatërruara nga plaçkitjet.

Askush nuk duhet ta verë në dyshim se ne qëndrojmë në anën e qytetarëve që respektojnë ligjin. Problemet nisen pas vrasjes se nje 29-vjecari nga policia ne Tottenham te Londres, por ne disa raste incidentet lindën gjatë protestave kundër shkurtimit të shpenzimeve qeveritare. Te cilat do te sjellin uljen e asistencës sociale dhe mbylljen e dhjetëra mijëra vendeve të punës brenda vitit 2015.

Top Channel