Nikolla: METE të detyrojë ACR-në për bisedime

10/08/2011 14:00

Kreu i konferederatës së Sindikatave Kol Nikolla deklaron se Ministria e
Ekonomisë duhet të detyrojë përfaqësuesit e kompanisë ACR që të hyjnë në
bisedime me minatorët e Bulqizës, me qëllim dhënien fund të grevës së
urisë, e cila sot është në ditën e 17-të.

“Kërkesat e minatorëve mbeten të pandryshueshme dhe rritja e pagës duhet realizuar. Kërkojmë largimin e administratorit të ACR-së nga negociatat me minatorët”, tha Nikolla.

Mësohet se Nikolla ka deklaruar se ka tentativa për të përcarë minatorët grevistë, por të gjitha përpjekjet deri tani kanë dështuar.

Minatorët bllokojnë rrugen

Në diten e 17-të të greves se urise qendrimi i minatoreve dhe familjareve te tyre eshte radikalizuar me tej. Dhjetëra mbeshtetes kane bllokuar  per me shume se dy ore rrugen nacionale Tirane-Bulqize pikerisht ne zonen e Qafe-Buallit. Policia e asistuar edhe nga forcat speciale ka qendruar ne gadishmeri duke nderhyre disa here ne meyre te kujdesshme per te mos acaruar me tej situaten.

Protestuesit kane kerkuar realizimin e kerkesave te minatoreve ne te kundert sic u pohua edhe nga organizatoret bllokimi do te vijoje edhe ne ditet ne vazhdim. Ky hap u ndermor pas deshtimit te deritanishem te negociatave mes minatoreve dhe kompanise ACR.

 

Top Channel