Angli, 1200 arrestime

10/08/2011 17:55

Forcat e rendit të Mbretërisë së Bashkuar, sipas bilancit të fundit, kanë arrestuar 1200 persona në të gjithë Anglinë, pas përleshjeve të dhunshme që kanë përfshirë Londrën dhe qytetete të tjera angleze netët e kaluara.

Scotland Yard ka bërë të ditur se numri më i madh i personave të arrestuar është pikërisht në Londër.

Në kryeqytetin e Anglisë kanë përfunduar pas hekurave, deri tani, 770 persona.

Top Channel