Barcelona, 40 milionë euro për Fabregas

10/08/2011 19:20

Transferimi i Cesc Fabregas drejt Barcelonës është më pranë se kurrë.

Sipas gazetës ‘As’, Arsenal dhe Barcelona janë shumë pranë një marrëveshjeje dhe kapiteni i londinezëve mund të transferohet tek ekipi spanjoll brenda kësaj jave.

Katalanasit do të paguajnë 40 milionë euro për të rikthyer në shtëpi mesfushorin spanjoll, të cilin e kërkojnë prej 3 vitesh tashmë.

Fabregas do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Barcelonën.

Top Channel