Keta: Minatorët të bëhen pjesë e zgjidhjes

11/08/2011 09:35

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, i cili ka marrë edhe rolin e
negociatorit për dhënien fund të grevës së urisë së minatorëve dhe
plotësimin e kërkesave të protestuesve nga ana e kompanisë ACR, ka ftuar
minatorët që të jenë pjesëmarrës në një takim të organizuar nga
kompania e kromit, në Peshkopi.

Nga burime jozyrtare mësohet se kompania ACR ka rënë në parim dakord për kërkesat e minatorëve.

Kreu i bashkisë, Roland Keta ftoi minatorët që të jenë të pranishëm në takim për t’i dhënë zgjidhje kështu situatës që ka mbetur në të njëjtën pikë që prej 18 ditëve.

Janë 13 minatorë, të cilët prej ditësh të tëra qëndrojnë në galeri deri në plotësimin e kërkesave të tyre, me kryesorja rritja e pages ne masen 40 perqind.

Top Channel