Bulqizë, protestë para bashkisë

11/08/2011 10:30

Protesta e minatorëve dhe e familjarëve të grevistëve të urisë zhvendoset para bashkisë së qytetit të Bulqizës.

Sipas informacioneve të fundit protestën e kanë mbështetur edhe qytetarë të Bulqizës.

Keta: Minatorët të bëhen pjesë e zgjidhjes

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, i cili ka marrë edhe rolin e negociatorit për dhënien fund të grevës së urisë së minatorëve dhe plotësimin e kërkesave të protestuesve nga ana e kompanisë ACR, ka ftuar minatorët që të jenë pjesëmarrës në një takim të organizuar nga kompania e kromit, në Peshkopi.

Nga burime jozyrtare mësohet se kompania ACR ka rënë në parim dakord për kërkesat e minatorëve.

Kreu i bashkisë, Roland Keta ftoi minatorët që të jenë të pranishëm në takim për t’i dhënë zgjidhje kështu situatës që ka mbetur në të njëjtën pikë që prej 18 ditëve.

Janë 13 minatorë, të cilët prej ditësh të tëra qëndrojnë në galeri deri në plotësimin e kërkesave të tyre, me kryesorja rritja e pages ne masen 40 perqind. 

Top Channel