Greva, PS: Të ndërhyjë qeveria

11/08/2011 16:10

Partia Socialiste ka shprehur shqetesimin për situatën e krijuar në
minierën e Bulqizës ku një grup minatoresh për të 18-ën ditë ndodhen në
nje greve urie.

Deputeti Arben Ahmetaj nga selia roze ka bere pergjegjes qeverine, e cila sipas tij me dite te tera eshte mberthyer nga nje indiference totale e cila po rrezikon jete njerezish.

“PS mbështet kërkesat legjitime ekonomike të minatorëve dhe i kërkon Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Punës të ndërhyjnë urgjent për zgjidhjen e situatës tejet të rënduar. Ministria e Ekonomisë i ka të gjitha instrumentat ligjorë dhe institucionalë të detyrojë kompaninë koncesionare ACR, të zbatojë kontratën koncensionare, e cila përfshin bërjen e investimeve të cilat kanë vite që mungojnë në atë minierë”, tha Ahmetaj.

Deputeti socialist ka kritikuar kompanine koncesionare, e cila duhet te zbatoje kushtet e kontrates.

“kompania ka përgjegjësi direkte në zbatimin e kushteve koncesionare. Në atë minierë punohet akoma me karroca dore si në vitet 1945. Kjo situatë është e papranueshme. Shfrytëzimi barbar i minierës dhe i minatorëve, mosbërja e investimeve, refuzimi dhe indiferenca e qeverisë ndaj minatorëve, është shprehje e drejtpërdrejtë se sa në vëmendje e ka qytetarin e saj kjo qeveri”, tha Ahmetaj.

Pavarësisht perkrahjes se kesaj greve nga opozita duket e larget gjetja e nje zgjidhje per te zhbllokuar situaten e cila sa vjen e perkeqesohet.

Top Channel