Bullgari, Matthaus vazhdon si trajner i kombëtares

11/08/2011 16:20

Lotar Mattaus do të vazhdojë të jetë trajneri i kombëtares bullgare deri në vitin 2013.

Lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme Federata Bullgare e Futbollit (BFU).

“Mattaus do të jetë trajneri i Bullgarisë edhe në dy vitet e ardhshme. E kemi marrë këtë vendim para miqësores kundër Bjellorusisë dhe së shpejti do të firmoset kontrata e re”, u shpreh Borislav Mihailov, presidenti i BFU-së.

Top Channel