Aleanca Kuq e Zi: Shteti të mbështesë minatorët

12/08/2011 09:55

Aleanca Kuq e Zi solidarizohet me minatorët grevistë të Bulqizës dhe i
kërkon shtetit të mbështesë protestuesit dhe kërkesat e tyre.

“Minatorët janë qytetarë ‘kuq e zi’ dhe po vdesin në minierat e konsesionit të zi. Shteti duhet të hetojë koncesionet e zeza dhe të mos lejojë shitjen e atdheut”, thanë përfaqësuesit e Aleancës.

Sipas tyre në këto momente duhet mbrojtur dinjiteti i shqiptarëve dhe të respektohen të drejtat e tyre.

Greva në ditën e 19-të

Grevistët e urisë kanë ndërprerë cdo lloj komunikimi, deri në zgjidhjen përfundimtare të kërkesave të tyre.

Galeritë për 19 ditë rresht kane mbetur pa itinerarin e perditshem te 700 minatoreve te kromit. Nderkohe qe 960 metra me poshte 13 prej tyre mbeten ne meshiren e bisedimeve.

Paralelisht me greven e urise, minatoret nga e merkura jane hedhur edhe ne protesta.Edhe te enjten minatore, te aferm te tyre, marshuan ne rruget e Bulqizes, me qellim, bllokimin e rruges nacionale per te paralizuar levizjen e automjeteve. Policia eshte perpjekur disa here me forca te pakta te ndaloje levizjen e tyre. Protestuesit kane kerkuar edhe mbeshtetjen e qytetareve, duke ju drejtuar Qafes se Buallit, nje nder segmenetet me kyce te rruges Peshkopi – Tirane.

Top Channel