Dështojnë negociatat e minatorëve me ACR-në

12/08/2011 12:35

Dita e 19 e greves se urise se minatoreve nuk ka sjellë asgjë të ndryshme përvec faktit se gjendja e tyre vazhdon të rëndohet.

Ndërkohë në Tiranë është zhvilluar një takim jozyrtar mes përfaqësuesve të minatorëve dhe drejtuesve të kompanicë ACR, i cili ka përfunduar pa rezultat.

Sindikata e Minatorëve njofton se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave, ndërsa kreu i Konfederatës, Kol Nikolla ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit, partive politike dhe nderkombetareve për zgjidhjen e kësaj situate.

Mesohet se me pare kreu i sindikates Nikolla ka patur nje perplasje edhe me njeriun qe pritej te ishte ndermjetesuesi mes dy paleve kryetari i bashkise Roland Keta.

RISHM: Policia të nxjerrë grevistët

Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave i kërkoi policisë të ndërhyjë me
forcë për të nxjerrë minatorët nga greva pasi sipas këtij insitucioni
miniera ka filluar të degradohet dhe po shembet.

RISHM
i bën thirrje forcave të policisë të ndërhyjnë urgjentisht për të bërë
mundur sigurinë e jetës së tyre, si edhe për të bërë të mundur sigurinë e
vetë minierës që konsiderohet pasuri kombëtare”, tha drejtori i
Repartit, Sajmir Zekaj.

Drejtori Zekaj, tha se kushtet e sigurisë janë përkeqësuar vetëm për
shkak të ndërprjes së punës dhe mohoi që përpara grevës të ketë patur
cënim të tyre.

Top Channel