Trazirat në Angli, 600 të akuzuar

12/08/2011 13:50

Autoritetet londineze thonë se rreth 600 persona akuzohen në lidhje me trazirat e kësaj jave në kryeqytetin britanik.

Mbi 1,700 njerëz janë arrestuar në gjithë Britaninë për plaçkitje dhe zjarrvënie gjatë katër netëve të tërë.

Gjykatat në Londër, Birmingham dhe Mançester kanë qëndruar hapur për të dytën natë me radhë për t’u marrë me qindra autorë të dyshuar.

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë trazirave, ndërsa policia po heton tre të dyshuar për vrasje.

Top Channel