Bisedimet, nuk ka ende zgjidhje

12/08/2011 11:30

Edhe pse për rreth tre orë rresht, një grup minatorësh kanë diskutuar me
administratorin e ACR-së në një bar kafe prane Ministrisë së Punës,
negociatat nuk sollën ndonjë përfundim që do t’i jepte zgjidhje
situatës.

Administratori i kompanise kërkoi rikthimin e minatorëve në punë dhe ndërkohë vazhdimin e bisedimeve për plotësimin e kushteve të parashtruara. Por minatorët thane se nuk do ta ndërpresin grevën pa plotësuar më parë kushtet e tyre.

Një prej tyre, Kujtim Bushi tha për mediat se në bisedimet e sotme nuk u arrit asgjë dhe se përfaqësuesi i ACR-së premtoi bisedime me bordin e kompanisë. Minatorët kërkojnë rritje page 40 perqind, pagim të ditëve të grevës, si dhe përmirësim të kushteve të punës.

Ashtu sic ishte vendosur me pare, perfaqesuesit e ACR-se nuk kane pranuar qe ne takim te ishin te pranishem perfaqesuesit e sindikatave, duke shprehur mosbesim ndaj tyre.

Nderkohe kreu i Sindikates se Minatoreve, i mbetuar jashte tryezes ku diskutohet zgjidhja, ka kerkuar nderhyrjen e shtetit per zgjidhjen e kesaj situate.

“Grevistët iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve, partive politike që të solidarizohen me grevën e minatorëve”, tha Kol Nikolla.

Greva e minatoreve ka hyre ne diten e 19-te dhe gjendja e tyre shendetesore eshte renduar ndjeshem.

 

Minatorët në udhëkryq

Dita e 19-të e grevës së urisë jo vetëm që nuk ka sjellë asnjë zgjidhje në Bulqize por përkundrazi takimi i zhvilluar në Tiranë ka vënë përballë udhëkryqit minatorët.

Sërish asnjë zgjidhje nderkohe qe rruget jane ngushtuar me tej edhe per shkak te konfliktit mes kreut te sindikates Kol Nikolla dhe kryetarit te bashkise Bulqize Roland Keta. Ky i fundit pati bere pergjegjes Nikollen per bllokimin e negociatave.

Nderkohe qe kreu i sindikates ka reaguar menjehere me pas duke i hequr Ketes te drejten per te ndermjetesuar me kompanine ACR. Kjo perplasje e re ka lene thuajse pa perkrahje minatoret e Bulqizes, te cilat jane zhgenjyer per me teper edhe nga bisedimet e zhvilluara ne nje nga baret e kryeqytetit.

Gjate oreve te fundit minatoret i kane shtuar edhe nje pike kerkesave te tyre duke kerkuar largimin e drejtorit te minieres i cili sipas tyre eshte pergjegjesi kryesor per gjendjen e krijuar. Aktualisht situata mbetet e ndere ku minatoret duken te zene ne nje morse mes konflikteve personale te sindikates, kreut te bashkise dhe ACR-së.

Te treja keto pale jane perfshire ne akuza te ndersjellta duke patur si vije prioritare te pakten deri ne keto momente jo zgjidhjen e situates por demonstrimin e forces mes njeri tjetrit. Kjo perballje jo vetem qe nuk po kontribuon ne zgjidhje por po rendon me tej gjendjen e tyre, ne nje beteje ku te vetmit te sakrifikuar duket te jene pikerisht minatoret jeta e te cileve rrezikohet ore pas ore.

Top Channel