Minatoret në udhëkryq

12/08/2011 15:20

Dita e 19-të e grevës së urisë jo vetëm që nuk ka sjellë asnjë zgjidhje
në Bulqize por përkundrazi takimi i zhvilluar në Tiranë ka vënë përballë
udhëkryqit minatorët.

Sërish asnjë zgjidhje nderkohe qe rruget jane ngushtuar me tej edhe per shkak te konfliktit mes kreut te sindikates Kol Nikolla dhe kryetarit te bashkise Bulqize Roland Keta. Ky i fundit pati bere pergjegjes Nikollen per bllokimin e negociatave.

Nderkohe qe kreu i sindikates ka reaguar menjehere me pas duke i hequr Ketes te drejten per te ndermjetesuar me kompanine ACR. Kjo perplasje e re ka lene thuajse pa perkrahje minatoret e Bulqizes, te cilat jane zhgenjyer per me teper edhe nga bisedimet e zhvilluara ne nje nga baret e kryeqytetit.

Gjate oreve te fundit minatoret i kane shtuar edhe nje pike kerkesave te tyre duke kerkuar largimin e drejtorit te minieres i cili sipas tyre eshte pergjegjesi kryesor per gjendjen e krijuar. Aktualisht situata mbetet e ndere ku minatoret duken te zene ne nje morse mes konflikteve personale te sindikates, kreut te bashkise dhe ACR-së.

Te treja keto pale jane perfshire ne akuza te ndersjellta duke patur si vije prioritare te pakten deri ne keto momente jo zgjidhjen e situates por demonstrimin e forces mes njeri tjetrit. Kjo perballje jo vetem qe nuk po kontribuon ne zgjidhje por po rendon me tej gjendjen e tyre, ne nje beteje ku te vetmit te sakrifikuar duket te jene pikerisht minatoret jeta e te cileve rrezikohet ore pas ore.

Top Channel