Bulqizë, minatorët vijojnë grevën

13/08/2011 12:45

Greva e urisë vazhdon me një situate të ngrirë në Bulqizë edhe në ditën e saj të 20-të.

Asgje nuk ka ndryshuar dhe zgjidhja duket ende shume larg duke ju referuar edhe deshtimeve te njepasnjeshme ne negociatat mes paleve.Ne qytet ne mbeshtetje te minatoreve ka zbritur edhe deputeti i Partise Demokratike Bedri Hoxha.

Megjithate greva vazhdon, nderkohe qe po perflitet gjithnje e me shume mundesia qe minatoreve t’i shtohen edhe greviste te tjere ose qe ata te zevendesohen me nje grup tjeter.

Kjo do te mbante te bllokuar ne vazhdimesi minieren deri ne zgjidhjen e kerkesave te tyre. Nuk dihet ende kur do te percaktohen negociatat mes ACR-se e minatoreve te cilat nuk do te ndermjetesohen nga kryetari i bashkise Roland Keta, ku i fundit i perjashtuar pas debatit me kreun e sindikates Kol Nikolla.

Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi qe mberriten te shtunen ne Bulqize thonë se pasuritë kombëtare po jepen me
koncesion skllavërues dhe se Bulqiza është thesari i Shqipërisë.

“Jemi të pasur nën tokë dhe të uritur mbi tokë. Kemi strategji për
pasuritë kombëtare, ne nuk mund të lejojmë që Atdheu të jetë nën
ankandet e konsesioneve skllavëruese”, thanë përfaqësuesit.

Top Channel