Barcelona, prezantohet Cesc Fabregas

15/08/2011 14:05

Cesc Fabregas, futbollisti më i ri i Barcelonës, është prezantuar para tifozëve katalanas në stadiumin Camp Nou.

Ish-kapiteni i Arsenalit ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën 5-vjeçare paraditen e sotme.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua. Rikthehem në shtëpinë time më në fund”, kanë qenë fjalët e para të Fabregas para 20 mijë të pranishmëve në shkallët e stadiumit.

Top Channel