F1, Schumacher: Do të vazhdoj të garoj edhe në 2012

15/08/2011 12:05

Sezoni i dytë i Michael Schumacher në Formula 1 që nga rikthimi i tij ka qenë sërish zhgënjyes, por piloti gjerman nuk ka ndërmend të largohet nga garat.

“Dua të vazhdoj të garoj vitin e ardhshëm”, u shpreh 7 herë kampioni i botës në një event të Mercedes në Shtutgart (Gjermani).

Gjithsesi, Schumacher e di se ëndrra e titullit është e pamundur për momentin.

“Nuk mund të mendojmë për fitoren e botërorit në sezonin e ardhshëm. Objektivi ynë është të ngjitemi sa më shpesh në podium, por na duhet kohë për të arritur këtë gjë”, shtoi 42-vjeçari.

Top Channel