Wenger: E vështirë mbajtja e Nasri

15/08/2011 16:20

Pas lënies së Fabregas tek Barcelona, Arsene Wenger pranon se nuk është në gjendje të evitojë edhe largimin e Samir Nasri, i cili ka si destinacion Manchester City.

“Natyrisht do të donim që të qendronte. Por në krahasim me Fabregas, situata është krejt ndryshe”, ka saktësuar tekniku i Arsenalit.

Mesfushori, në fakt, është në vitin e fundit të kontratës me Gunners që në 2012-n rrezikojnë ta humbasin pa asnjë fitim.

Top Channel