Superkupa e Shqipërisë

18/08/2011 12:10

Superkupa e Shqipërisë do të startojë sezonin e ri futbollistik në vendin tonë.

Skënderbeu dhe Tirana, dy fitueset e sezonit të kaluar, do të kërkojnë sonte në mbrëmje në Korçë të bëjnë të tyrin këtë trofe.

Trajneri i bardhebluve, Julián Rubio Sánchez, deklaron se qëllimi i ardhjes në Korçë është marrja e trofeut që do të jetë i teti në historinë e klubit Tirana.

“Të luash kundër kampionit nuk është asnjëherë e lehtë. Është finale me një ndeshje dhe si e tillë ka një tjetër specifikë. Ne kemi ardhur këtu për të fituar, ky është misioni ynë”, u shpreh trajneri spanjoll i Tiranës.

Po kaq optimistë janë edhe pjesëtarët e skuadrës së Skënderbeut, të cilët pas titullit kampion kërkojnë tu bëjnë dhuratë korçarëve edhe Supekupën e Shqipërisë, i pari ky për qytetin juglindor.

Supersfida Skënderbeu – Tirana do të transmetohet direkt në paketën Supersport në orën 20:00.

Top Channel