Vllaznia do të administrohet nga Bashkia Shkodër

19/08/2011 15:50

Pas dorëheqjes së presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, Bashkia e Shkodrës ka bërë të ditur se për momentin klubi do të administrohet nga ky institucion.

Zëdhënësi i bashkisë, Ridvan Dibra, ka pohuar gjithashtu se është ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e të gjitha aseteve të klubit të futbollit, veprim ky që do t’i hapë rrugë kthimit të klubit në Shoqëri Aksionere.

Bashkia Shkodër i ka bërë thirrje të gjithë biznesmenëve dhe donatorëve të ndryshëm të bëhen pjesë e klubit.

Të enjten, ish-presidenti Valter Fushaj u largua nga sponsorizimi i klubit duke ia vënë fajin bashkisë së qytetit verior për neglizhencën financiare dhe morale ndaj skuadrës së futbollit.

Top Channel