F1, Hamilton: Mezi pres rifillimin e garave

19/08/2011 20:10

Lewis Hamilton, piloti i McLaren Mercedes, është shprehur se është gati për rifillimin e garave fundjavën e ardhshme, pas një muaji pushim në botërorin e Formula 1.

Gara e radhës do të zhvillohet në Belgjikë, në cirkuitin Spa-Frankorchamps.

“Spa është një nga pistat e mia të preferuara. Mezi po pres që të premten të hipi në makinë për të bërë xhirot e para në Belgjikë”, theksoi britaniku.

“McLaren ka fituar dy garat e fundit dhe jemi në një pozitë të mirë. Shpresojmë që të përmirësohemi pak më shumë në provat zyrtare të shtunën që të mund të shfrytëzojmë gjendjen e mirë të makinës në garë”, shtoi Hamilton.

Gara e Belgjikës do të zhvillohet fundjavën tjetër, nga 26-28 gusht.

Top Channel