Incident diplomatik në basketboll

19/08/2011 20:25

Duhet të ishte sfida e paqes, por çuditërisht përfundoi në dhunë, duke kaluar dhe në një incident diplomatik.

Ndeshja e basketbollit mes skuadrës amerikane Georgetown Hoyas dhe asaj kineze Bayi Rockets, është shndërruar në një arenë gladiatorësh.

Një incident diplomatik ky, pasi skuadra e basketbollit shoqëron në një vizitë pune në Kinë zv/presidentin amerikan, Joe Biden. Georgetown Hoyas kishte parashikuar 4 ndeshje miqësore, ndërkohë që zv/president Biden kishte ndjekur vetëm ndeshjen e parë.   

Departamenti i Shtetit e kishte prezantuar skuadrën e bastkebollit si shembulli i diplomacisë sportive që forcat marrëdhëniet mes dy vendeve.

Të dielën Hoyas duhet të luanin një tjetër miqësore me Bayi Rockets në Shangai, por sipas mediave sfida mund të pezullohet.

Top Channel