Liga kosovare në SuperSport

20/08/2011 13:45

Përballja Drenicë – Trepçe’89 do të startojë të shtunën kampionatin
kosovar të futbollit që njihet me emrin Raiffeisen League. 12 skuadra të
cilat luajnë 3 herë gjatë një sezoni me njera-tjetrën janë në garë për
titullin kampion.

Ndryshe nga sezonet e kaluara këtë vit, pritet që superliga të jetë më interesante, më emocionuese dhe më tërheqëse. Klubet e futbollit kanë përforcuar ekipet me lojtarë cilësorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë luajtur për shumë vite jashtë Kosovës, duke marrë dhe mentalitetin perëndimor të futbollit.

Pritet që këtë viti të rritet gjithashtu edhe numri i tifozëve në stadium. Janë rikthyer në Superligë Drita, Gjilani dhe Lepenci, ndeshjet e të cilave kanë një shikueshmëri shumë të lartë. Specialistët e futbollit mendojnë se gara për titullin kampion këtë sezon do të jetë më e ashpër.

Një kampionat interesant dhe në rritje nuk kishte sesi të mungonte në Supersport. Paketa e vetme sportive në Shqipëri do të transmetojë Raiffeisen Superligë në kanalet e saj duke filluar që nga dita e diel me sfidën Vllaznimi – Prishtina në orën 17:00.

Top Channel