Bajern fiton me 5 gola

20/08/2011 21:50

Bajerni i Mynihut ka mposhtur 5-0 Hamburgun në “Alianz Arena”, duke vazhduar serinë e fitoreve.

Në momentin që Ribery dhe Roben janë në fushë, bavarezët bëhen të papërmbajtshëm, të paktën në kampionatin gjerman.

Skuadra e drejtuar nga Hejnkes mbylli gjithçka në pjesën e parë të ndeshjes, ku shënoi tre gola.

Van Bujtën zhbllokoi rezultatin, ndërkohë që francezi Riberi dyfishoi atë në të 17 minutën.

Por goli më i bukur i ndeshjes u shënua nga Robben. Hamburgu ishte i pafuqishëm të rrezikojë portën e Bajernit.

Vendasit thelluan rezultatin në pjesën e dytë me golat e Gomez dhe Iliç.

Pas fitores 5-0 Bajerni ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Hamburgu ka vetëm 1 pikë.

Top Channel