Nis sezoni i ri i “Procesi Sportiv”

23/08/2011 00:35

Nisi sezoni i ri i “Procesi Sportiv”, emisioni sportiv që do t’ju shoqërojë cdo të hënë në ekranin e Top Channel.

Analiza, komente dhe opinione nga bota e sportit vendas dhe të huaj, vijnë në emision nga opinionistë, specialistët dhe të ftuarit specialë në studio.

Në takimin e parë iu kushtua vëmendje finales së Superkupës së Shqipërisë të luajtur në stadiumin e Korcës mes Skënderbeut dhe Tiranës, ku bardheblutë u shpallën kampionë. U fol gjithashtu edhe për sezonin e ri të Superligës dhe u hodhën parashikimet për mbarëvajtjen e saj e për skuadrat favorite.

Në studio ishte i ftuar edhe ylli i basketbollit shqiptar, Ermal Kuqo. Kombëtarja jonë e basketbollit për meshkuj mbylli eliminatoret e kampionatit Europian pa asnjë fitore në ndeshjen e luajtur ndaj Suedisë në pallatin e sportit, “Asllan Rusi”.

Top Channel