Inter, zyrtarizohet largimi i Eto’o drejt Anzhi

23/08/2011 20:00

Samuel Eto’o tashmë është zyrtarisht sulmuesi i ri i Anzhi.

Kamerunasi është larguar nga Inter pas dy vitesh për një shifër prej 27 milionë eurosh.

Eto’o do të kalojë nesër vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruhet kontrata me klubin rus.

Sulmuesi do të fitojë 20 milionë euro në sezon nga kontrata 3-vjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në botë duke lënë pas lojtarë si Cristiano Ronaldo (12 milionë euro) dhe Lionel Messi (10 milionë euro).

Top Channel