“Champions”, kalon Bajern e Vilareal

24/08/2011 00:35

Bajern Munih, Vilareal dhe Apoel Nikosia janë kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Baverezët kanë fituar edhe ndeshjen e kthimit me Zurihun, këtë herë 0-1 në Zvicër. Kualifikimi ka qenë i thjeshtë edhe për Vilarealin të cilët ndeshjen e parë ishin mundur 1-0 nga Odense. Skuadra spanjolle ka fituar 3-0 ndaj skuadrës daneze. Protagonisti i ndeshjes ishte italiani Rossi i cili shënoi dy gola.

Ka kaluar në fazën e grupeve edhe skuadra e Apoel Nikosias kundërshtari i Skënderbeut në turin e parë. Qipriotët kanë fituar 3-1ndaj Visla Krakov. Dopjeta e Ailton i shuajti shpresat e ekipit polak për t’u futur mes më të mirave të Europës.

Dinamo Zagreb është mundur 2-0 nga suedezët e Malmo, por falë fitores 4-1 në ndeshjen e parë kanë arritur të sigurojnë kualifikimin.

Sfida e fundit, ajo mes belgëve të Genk dhe izraelitëve të Makabi Haifa përfundoi 2-1, po aq sa rezultati i ndeshjes së parë. Pas shtesave, nga goditjet e 11 metërshave belgët ishin më të saktë duke u kualifikuar me rezultatin 6-2.

Sot luhen ndeshjet e tjera të Ligës së Kampioneve që mbyllin turet paraeliminatore. Vëmendja përqendrohet tek sfida mes Udinezes dhe Arsenalit në Itali. Londinezët fituan takimin e parë në Angli me rezultatin minimal, 1-0.

Top Channel