Diego Forlan drejt Interit

24/08/2011 12:20

Aventura e Diego Forlan si lojtar i Atletico Madrid duket se është në orët e fundit.

Sulmuesi uruguajan i ka kërkuar drejtuesve të ekipit spanjoll që të mos udhëtojë në Portugali për ndeshjen e kthimit të Europa League me qëllim për të mbyllur largimin e tij nga kryeqyteti spanjoll.

Pritet që në orët në vazhdim të zyrtarizohet kalimi i tij tek Inter. Menaxheri i futbollistit ndodhet në Itali për të negociuar trasnferimin.

Top Channel