Hidhet shorti i Champions League

25/08/2011 18:50

Është hedhur shorti për fazën e grupeve të UEFA Champions League 2011/12 ku Milan dhe Barcelona do të takohen mes tyre në grupin H.

Në grupin A do të ndeshen Bajerni i Mynihut, Villareal, Manchester City dhe Napoli.

Në grupin B do të takohen Inter, CSKA i Moskës, Lile dhe Trabzonspor.

Në grupin C janë ndarë skuadrat e Machester United, Benfika, Basel, Otelul.

Në grupin D do të ndeshen mes tyre Real Madrid, Lyon, Ajax dhe Dinamo Zagreb.

Në grupin E do të përballen Chelsea, Valencia, Bajern Leverkusen dhe Genk.

Grupi F do të shohë Arsenalin, Marseille, Olympiacos dhe Borusia Dortmund.

Në grupin G do të luajnë Porto, Shakhtar, Zenit dhe Apoel.

Ndërsa në grupin H do të takohen Barcelona, Milan, Bate dhe Plzen.

Ndeshjet në fazën e grupeve do të luhen me 13/14 shtator, 27/28 shtator, 18/19 tetor, 1/2 nëntor, 22/23 nëntor dhe 6/7 dhjetor.

Dy të parat e grupeve do të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, finalja e të cilës do të luhet në stadiumin e Mynihut “Allianz Arena”, më 19 maj 2012.

Messi shpallet UEFA Best Player in Europe

UEFA ka shpallur Leonel Messi-n futbollistin më të mirë të vitit 2010-2011.

Argjentinasi ka pasur si rival për “UEFA Best Player in Europe”, Cristinano Ronaldo dhe Xavi Hernandez.

Top Channel