Liga e Europës, eliminohen favoritët

26/08/2011 00:10

U luajtën ndeshjet eliminatore të Ligës së Europës që plotësuan panoramën e skuadrave që do të vazhdojnë më tej në fazën e grupeve në këtë kompeticion.

Në këto takime nuk munguan surpriza. Roma, Sevilja dhe Rejnxhërs janë 3 nga emrat e mëdhenj që nuk arritën të kalojnë për në fazën tjetër të Ligës së Europës duke u eliminuar nga skuadra modeste.

Skuadra italiane barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1 me Slovan Bratisllavën, por falë fitores 1-0 në takimin e parë, sllovakët kalojnë më tej dhe verdhekuqtë eliminohen.

Po 1-1 u mbyll edhe Sevilja-Hanoverin dhe Rejnxhërs-Maribor. Skuadra gjermane kaloi më tej falë fitores 2-1 të arritur një javë më parë në Gjermani. Po 2-1 kishin fituar edhe sllovenët në takimin e parë ndaj Rejnxhërs.

Edhe skuadra tjetër skoceze, Selltik nuk ka mundur të vijojë më tej. Ata janë eliminuar nga zviceranët e Sion falë fitores 3-0 të arritur në Zvicër.

Ndër skuadrat që kaluan më tej janë Shalke, Lacio, Totenhem, Sportin Lisbon, Paris S.G, Klub Bruzh, Anderleht, Alkmar, Lokomotiva e Moskës, AEK-u i Athinës.

Top Channel