Thiago Silva: Kaka’, eja tek Milan!

26/08/2011 15:25

Thiago Silva, mbrojtësi brazilian i Milanit, i u shpreh në favor të rikthimit bashkëpatriotit të tij Kaka’ tek klubi kuqezi në deklarata të lëshuara për ‘Sky Sports 24’.

“Do më pëlqente shumë që Kaka’ të luante sërish me ne sepse është brazilian dhe një person i mrekullueshëm. Milani me të do të rikthehej në majat e futbollit sepse ai është gjithashtu një profesionist i vërtetë”, deklaroi Thiago Silva.

Milan po kërkon rikthimin e Kaka’, me të cilin fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 2007, por vetë presidenti i kuqezinjve Silvio Berlusconi e përcaktoi këtë operacion si “të pamundur”.

Rroga e lojtarit dhe kërkesa e Real Madrid prej 50 milionë eurosh janë pengesat kryesore që nuk lejojnë rikthimin e bujshëm.

Top Channel