Napoli siguron Pandev

26/08/2011 19:20

Napoli ka siguruar në formë huazimi nga Interi shërbimet e sulmuesit maqedonas, Goran Pandev.

Napoli për të siguruar Pandev derdhi në arkën e Interit rreth 1.5 milion euro. Por përvec kësaj, pas dëmtimit të mbrojtësit Britos dhe grupit të vështirë në Ligën e Kampioneve, preidenti De Laurentis kërkon të tjera përforcime.

Dy janë emrat për mbrojtjen, Ogbona dhe Boketi, ndërkohë që për herë të parë, Napoli ka hedhur edhe idenë për marrjen e Xhuzepe Rosit nga Vilareal.

Top Channel