Vettel befason Hamilton

27/08/2011 15:55

Rikthehet Formula 1 me provat zyrtare të Çmimit të Madh të Belgjikës, me të njëjtët protagonist, Sebastian Vettel dhe Red Bull të cilët morrën pole positionin edhe në këto prova.

Nën reshjet e shiut, pilotët e McLaren-it dhe Red Bullit dueluan deri në momentin e fundit, por sërish kampioni i botës Vettel befason të gjithë duke lënë në vendin e dytë Luis Hamilton e më pas në vendin e tretë e të katërt Mark Webber dhe Felipe Massa.

Ka zhgënjyer Fernando Alonso sa i përketë këtyre provave, pasi nuk ka mundur të regjistrojë një kohë më të mirë se ajo që e rendit në vendin e tetë.

Ndërkohë gabimet në përllogaritje kanë lënë në vendin e 13-të Button-in, ndërsa Michael Schumacher në garën e tij jubilare të 20 vjetorit si pilot i Formulës 1, nuk mundi të regjistrojë asnjë xhiro të shpejtë.

Që në tentativën e parë ai ka humbur kontrollin duke dëmtuar Mercedes-in gjë që nuk i dha mundësinë për të vazhduar më tej.

Gjithsesi, Çmimi i Madh i Belgjikës premton për spektakël e shumë të papritura duke filluar nesër nga ora 13:50.

Top Channel