Moto GP, Stoner fiton në Indianapolis

29/08/2011 09:20

Gara e 12 e Moto GP, e zhvilluar në Indianapolis (SHBA), fitohet nga Casey Stoner, i cili pasi dominoi provat zyrtare bën të vetën edhe garën pa shumë vështirësi.

Në vend të dytë përfundon Dani Pedrosa (Honda), ndërsa në vend të tretë Ben Spies (Yamaha).

Vetëm në vend të katërt Jorge Lorenzo me Yamaha, i cili me këtë rezultat sheh edhe më larg mbrojtjen e titullit kampion.

Tjetër paraqitje zhgënjyese për Valentino Rossin me Ducati. Italiani e mbylli garën në vendin e dhjetë.

Casey Stoner, australiani i Hondës, tashmë kryeson klasifikimin e përgjithshëm me 44 pikë diferencë nga Jorge Lorenzo i Yamahas.

Top Channel