Anzhi, 30 milionë euro për Vidic

30/08/2011 18:55

Nemanja Vidic, kapiteni i Manchester United, është objektivi i radhës i ekipit rus Anzhi Makhachkala.

Pas blerjes së Samuel Eto’o nga Interi, rusët e pasur kërkojnë përforcimin e mbrojtjes dhe qendërmbrojtësi serb i kampionëve në fuqi të Anglisë është objektivi kryesor i tyre.

Burime nga Anzhi kanë bërë të ditur për ‘The Sun’ se është gati një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh për 29-vjeçarin.

Pronari i Anzhit është miliarderi rus Suleiman Kerymov, i cili shokoi botën e futbollit me blerjen e Eto’o javën e kaluar.

Top Channel