F1, Whitmarsh: Duhet të fitojmë 7 garat e mbetura

30/08/2011 20:30

Martin Whitmarsh, shefi teknik i McLaren Mercedes, shprehet se “mbeten edhe 7 gara të cilat duhen fituar deri në përfundim të kampionatit botëror të Formulës 1”.

Pas fitores së dyfishtë të Red Bull në garën e Belgjikës me anë të pilotëve Sebastian Vettel dhe Mark Webber, Whitmarsh beson ende në fitoren e kampionatit nga ana e një prej pilotëve të “shigjetave të argjendta”, Button ose Hamilton.

“Kemi pasur shumë probleme gjatë këtij viti dhe nuk i kemi përballuar siç duhet makinat Red Bull, por mbeten edhe 7 gara deri në përfundim dhe do të mundohemi t’i fitojmë”, u shpreh Whitmarsh për ‘Press Association’.

Jenson Button dhe Lewis Hamilton renditen në vendin e katërt dhe të pestë në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve me 149 dhe 146 pikë. Kryeson klasifikimin Sebastian Vettel (Red Bull) me 259 pikë.

Top Channel