Barcelona, Puyol mund të rikthehet ndaj Milanit

03/09/2011 08:25

Carles Puyol, kapiteni i Barcelonës, mund të rikthehet të luajë sërish në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, më 13 shtator ndaj Milanit.

Mbrojtësi i qendrës duket se i ka kaluar përfundimisht problemet me gjurin e majtë, të cilat kanë filluar që në muajin janar dhe e kanë penguar spanjollin të jetë rregullisht në fushë.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, do ta grumbullojë kapitenin për ndeshjen e ardhshme të kampionatit spanjoll ndaj Real Sociedad, por vështirë se Puyol mund të luajë këtë takim. Rikthimi i tij pritet në Camp Nou, të martën e 13 shtatorit, kur Barcelona do të përballet me Milanin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Carles Puyol është operuar në gju në datën 1 qershor, disa ditë pas finales së Wembley të Champions, ku Barcelona triumfoi ndaj Manchester United.

Top Channel