Sëmundja nga e cila vuajnë më shumë sportistët

03/09/2011 12:45

Një nga sëmundjet që prek më shumë sportistët e elitës është anemia.

Një anomali që shfaqet tek shumë sportistë që janë të lidhur me disiplina si triatloni, garat e gjata të vrapimit, çiklizmi apo noti. Arsyeja e shfaqjes së anemisë është mungesa e hekurit në organizmin e këtyre atletëve.

Shumë herë kemi dëgjuar të thuhet se “e lanë forcat”, apo “pati një ditë të keqe”. Kur ka mungesë hekuri, rendimenti fizik i një sportisti bie dhe rendimenti nuk është ai i zakonshmi.

Atletët më të mirë të distancave të gjata, siç janë kenianët dhe etiopianët, janë më të rrezikuar nga anemia edhe pse ushqehen normalisht sepse kanë mungesë hekuri.

Top Channel