Humb medaljen e artë për shkak të flokëve

05/09/2011 11:20

Nastassia Mironchyk-Ivanova do ta mbajë mend gjatë botërorin e atletikës të zhvilluar në Daegu të Koresë së Jugut.

Atletja bjelloruse ka humbur medaljen e artë në kërcimin së gjati për faj të flokëve të saj të gjata.

Ivanova arriti 6.9 metra në kërcim dhe kjo distancë do t’i jepte medaljen e artë, por bishti i gjatë i flokëve e ka “tradhëtuar” duke i hequr plot 16 centimetra kërcimit të saj të shkëlqyer. Kështu, kërcimi është llogaritur 6.74 metra duke e zbritur menjëherë atë në vendin e katërt.

Kërcimi i bjelloruses ishte i shkëlqyer, por flokët nuk e lejuan të merrte medaljen e ëndërruar për të cilën kishte punuar për vite me radhë.

Top Channel