Euro 2012, kualifikohet edhe Holanda

07/09/2011 21:00

Edhe Holanda ka ruajtur hapin për në Euro 2012 me Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën.

Është vetë UEFA që i komunikon federatës portokalli kalimin aritmetik në fazën tjetër.

Sipas faqes së organit më të madh të futbollit evropian, “Holanda ka marrë kualifikimin aritmetik falë tetë fitoreve në tetë ndeshje”.

Vendi i parë ende nuk i sigurt pasi Suedia vjen pas me gjashtë pikë më pak, por sido që të vijojnë ndeshjet e tjera, Holanda minimumi mund të zërë vendin e dytë.

Në këtë mënyrë Holanda renditet mes skuadrave që janë favorite për të fituar Euro 2012.

Top Channel