Milan, Cassano ul në stol Paton

09/09/2011 11:00

Antonio Cassano do ta nisë ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Lazios si titullar duke lënë në stol brazilianin Alexandre Pato.

Këto janë lajmet e fundit që vijnë nga kampi kuqezi. Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, do të nisë sezonin e ri të Serisë A me sulmuesin nga Bari në krah të Zlatan Ibrahimovic.

Në dyshim për ndeshjen e sotme është portieri kuqezi, Christian Abbiati. Gardiani i portës vuan nga disa probleme në qafë.

Robinho, Zambrotta dhe Seedorf nuk janë të grumbulluar për ndeshjen e parë të kampionatit për shkak të problemeve me dëmtimet. Antonini do të luajë që nga minuta e parë në vend të Zambrotta.

Mendohet se Ambrosini-Gattuso-Aquilani do të jetë treshja e mesfushës.

Ja formacioni i mundshëm i Milanit: Abbiati; Abate, Nesta, T. Silva, Antonini; Gattuso, Ambrosini, Aquilani; K. P. Boateng; Cassano, Ibrahimovic.


Allegri: Barcelona? Më parë mendojmë për Lazion

“Me Lazion është ndeshja më e vështirë që Milani do të luajë deri në dhjetor.”

Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, shprehet se ndeshja e parë që kuqezinjtë do të luajnë nesër ndaj Lazios është shumë e rëndësishme: “Do të na lejojë që të shkojmë në Barcelonë dhe Napoli me mentalitetin e duhur.”

“Nuk do të flasim për Barcelonën deri sa të arrijmë në Spanjë. Kemi një ndeshje me Lazion, ekip që është përforcuar në sulm me lojtarë si Cisse dhe Klose”, shprehet trajneri.

Top Channel