Gjermani, futbollistët duan psikolog

09/09/2011 18:40

Nuk mjafton vetëm stërvitja e trupit, edhe mendja duhet të ketë përgatitjen e vetë. Për këtë futbollistët gjermanë duan një psikolog në stafin teknik.

Kërkesa është bërë nga nga 36 shoqëritë që formojnë dy kampionatet më të mëdhenj, katër ditë nga shtrimi në spital i portierit të Hanoverit, Markus Miller, i goditur nga depresioni.

“Për ne është një objektiv kryesor”, ka deklaruar presidenti i shoqërive të futbollit, Ulf Baranowsky.

Top Channel